image Kadaj nuk e njeh vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Nuk besoj se do të kemi problem që të garojmë në zgjedhje

Politikë

Kadaj nuk e njeh vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Nuk besoj se do të kemi problem që të garojmë në zgjedhje

news image

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj – Bujupi, e cila së bashku me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin dhe anëtaren e kësaj partie, Albulena Haxhiu, janë dënuar me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në kuvend, thotë se vendimi i Kushtetueses i cili ua ndalon atyre kandidimin për zgjedhje është tendecioz.

Sipas saj, ky vendim është përpjekje për të barazuar dënimin e tyre me dënimet e njerëzve “që nuk duan ta lëshojnë pushtetin”, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo beson se nuk do të kenë problem që të kandidojnë në zgjedhje.

“Është përpjekje me balancu dënimet prej njerëzve që nuk dëshirojnë ta lëshojnë pushtetin. Deputeti Arifi ështe dënuar me vendim të shkallës së prerë për korrupsion. Ndërkohë ne jemi dënuar me kusht për një vepër që edhe ashtu ka qenë jo fortë e qartë. Sigurisht ne do të konsultohemi edhe me zyrtarët ligjorë, por besoj që nuk do të kemi problem që te garojmë në zgjedhje”, tha ajo në T7, përcjell Gazeta Sinjali./Gazeta Sinjali/