COVID-19

Të infektuar

4715

Të shëruar

2227

Të vdekur

101

Kadaj-Bujupi: Thaçi po e çon vendin drejt një vrime të zezë prej ku Kosova mund të dalë e gjymtuar

news image

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook ka reaguar pas heqjes së masës së reciprocitetit nga Qeveria Hoti ndaj Serbisë.

Kadaj-Bujupi ka thënë se masat e reciprocitetit u hoqën për t’i hapur rrugë një dialogu krejtësisht të paqartë me Serbinë.

Sipas saj, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tash e sa vite “po nguten për ta arritur një marrëveshje fshehurazi nga popujt e tyre nëpër kthinat e Brukselit dhe Uashingtonit”.

“Kryeministri Hoti nuk u dorëzua, ai thjesht po e luan rolin e tij në orkestrën e dirigjuar nga dy presidentët, Thaçi e Vuçiq, të cilët qe sa vite po nguten për ta arritur një marrëveshje fshehurazi nga popujt e tyre nëpër kthinat e Brukselit dhe Uashingtonit”, ka shkruar ndër të tjera deputetja e AAK-së.

Më tej, ajo shton se presidenti Thaçi po e çon vendin drejt një vrime të zezë prej ku Kosova mund të dalë e gjymtuar, duke e imponuar autoritetin e tij mbi kryeministrin Avdullah Hoti./Gazeta Sinjali/

Masat e reciprocitetit u hoqën për t’i hapur rrugë një dialogu krejtësisht të paqartë me Serbinë, që synon ta…

Gepostet von Donika Kadaj Bujupi am Samstag, 6. Juni 2020

Shpërndaje artikullin