Donika Kadaj Bujupi ka qenë e pranishme sot në incidentin që ndodhi në Zubin Potok. Ajo në një përgjigje për Gazetën Sinjali ka rrëfyer se çfarë ka ndodhur.
“Sot në kuadër të organizimit të “Kosovo Mountain Club” bashkë me plotë dashamirë të natyrës, u nisëm drejt majës së Shijak i Bubës në Zubin Potok. Siç u raportua edhe në media ishim cak i sulmit të armatosur nga bandat kriminale atje. Fatmirësisht nuk pati viktima. U detyruam të kthehemi për sot dhe ngjitjen e vazhduam në majën tjetër në Shalë të Bajgorës”, rrëfeu ajo për Gazetën Sinjali.
Kadaj Bujupi thotë se “ngjitjet në majat tona të bukura do t’i vazhdojmë edhe në ditët, javët, muajt e vitet në vijim”.
“Dhe atë në gjithë territorin e Republikës pavarësisht tentimeve qyqare për të na ndaluar! Unë thërrasë institucionet që të reagojnë dhe marrin masa konkrete përtej fjalëve në mënyrë që këto sulme të vazhdueshme dhe kamotshme të ndërpriten sa më parë”, tha tutje ajo për Sinjalin.
Reagime për këtë sulm ka pasur edhe nga spektri politik.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe presidentja Vjosa Osmani kanë dënuar këtë sulm dhe kanë kërkuar hetim të menjëhershëm.