Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi ka apeluar te Kryesia e Kuvendit që sa më parë të thërras seancën në të cilën votohet rishikimi i buxhetit, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas saj, ekzekutimi i mjeteve të mbetura nga Pakoja Emergjente duhet të bëhet para festës së Bajramit.
“Ekzekutimi i mjeteve të mbetura nga Pakoja Emergjente duhet të bëhet para festës së Bajramit. Gjendja është e rëndë, Qeveria dhe Kuvendi duhet ta marrin rolin qe i’u takon në lehtësimin e kësaj gjendjeje!”, ka shkruar deputetja Kadaj-Bujupi në Facebook./Gazeta Sinjali/