Për shkak të një kontesti pronësor, dje në Kaçanik ka pasur gjuajtje me armë zjarri. Një person ka tentuar t’i vrasë dy të tjerë.
Siç njofton Policia, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 9 gëzhoja të fishekëve, 6 prej tyre të pistoletës dhe 3 të pushkës, ndërsa të dyshuarit ia morët pistoletën me 34 fishekë dhe një pushkë gjuetie me 27 fishekë.
“Kaçanik 23.07.2020-14:43. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkak të një kontesti pronësor kishte gjuajtur me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovar por nuk i kishte qëlluar. Njëri prej viktimave kishte pësuar lëndim në kokë pasi ishte goditë me dorëz të pistoletës nga i dyshuari dhe ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjetë dhe sekuestruar 9 gëzhoja të fishekëve, 6 prej tyre të pistoletës dhe 3 të pushkës. Nga i dyshuari janë sekuestruar një pistoletë me 34 fishekë dhe një pushkë gjuetie me 27 fishekë”, thuhet në raportin e Policisë.
I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Gazeta Sinjali