image Kabineti i Haradinajt dhe kabineti i Kurtit, kjo është diferenca në paga

Kosovë

Qeveria/ Kabineti i Haradinajt dhe kabineti i Kurtit, kjo është diferenca në paga

news image

Paga që do të marrë kryeministri Albin Kurti bashkë me kabinetin e tij qeveritar, është përgjysmuar.

Kështu u vendos në mbledhjene e sotme të qeverisë, pas vendimit për shfuqizimin e vendimit të vitit 2017 nga qeveria Haradinaj.

Paga e kryeministrit para se Ramush Haradinaj të vendoste për dyfishimin e saj ka qenë rreth 1 mijë e 500 euro, e që me vendimin e tij, ishte rritur paga bruto për 100 për qind. Haradinaj është paguar nga buxheti i shtetit 2 mijë e 950 euro në muaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Kurti me shfuqizimin e vendimit, në mbledhjen e parë të Qeverisë, do të marrë pagë prej 1 mijë e 500 euro.

Zëvendëskryeministrat e Haradinajt kishin marrë pagën mujore me rritje prej 2 mijë e 500 eurosh, ndërsa tani zëvendëskryeministrat e Kurtit do të paguhen nga 1 mijë e 356 euro në muaj.

Ministrat me vendimin për rritje kishin marrë pagë 2 mijë euro, ndërsa 15 ministrat e Kurtit tani do të marrin pagë nga 1 mijë e 270 euro./GazetaSinjali/