image Ka vdekur gazetarja kosovare, Burbuqe Rushiti

Kosovë

Ka vdekur gazetarja kosovare, Burbuqe Rushiti

news image

Ka ndërruar jetë sot gazetarja dhe poetja e njohur Burbuqe Rushiti.

Burbuqja ka punuar disa vjet në ish Radio Televizionin e Prishtinës, në Redaksinë e Kulturës, ndërsa më pas ishte korrespodente e disa mediave në Turqi përfshirë edhe televizionin NTV.

Burbuqe Rushiti është autore e disa përmbledhjeve me poezi. Ajo është marrë edhe me përkthime në prozë dhe në poezi, si dhe me kritikë letrare.

Varrimi i Burbuqe Rushitit bëhet nesër në orën 17:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë./Sinjali/