image AGK: Rushiti ka lënë gjurmë në gazetarinë kosovare

Kosovë

AGK: Rushiti ka lënë gjurmë në gazetarinë kosovare

news image

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, me dhimbje ka marrë lajmin për vdekjen e gazetares së njohur Burbuqe Rushiti.

E ndjera Rushiti, si njëra nga gazetaret e para në Kosovë, me punën dhe përkushtimin e saj në informimin e publikut, ka lënë gjurmë, të cilat do të jenë referencë në gazetarinë kosovare.

Përvoja e saj, ka arritur edhe në nivel më të gjerë, duke qenë për një kohë korrespodente e medieve të ndryshme nga Turqia, përfshirë edhe NTV.

AGK në shumë raste, e ka angazhuar Burbuqe Rushitin si anëtare të jurisë në konkurse të ndryshme, përshirë atë për përzgjedhjen e gazetarit të vitit.

Me këtë rast, AGK shpreh ngushëllime për familjen, miqtë, kolegët dhe të njohurit e gazetares Burbuqe Rushiti./Sinjali/