Ka ndërruar jetë sot gazetarja dhe poetja e njohur Burbuqe Rushiti.
Burbuqja ka punuar disa vjet në ish Radio Televizionin e Prishtinës, në Redaksinë e Kulturës, ndërsa më pas ishte korrespodente e disa mediave në Turqi përfshirë edhe televizionin NTV.
Burbuqe Rushiti është autore e disa përmbledhjeve me poezi. Ajo është marrë edhe me përkthime në prozë dhe në poezi, si dhe me kritikë letrare.
Varrimi i Burbuqe Rushitit bëhet nesër në orën 17:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë./Sinjali/