Vdes aktorja e “Two and a Half Men”, Conchata Ferrell, moshën 77 vjeçare.
Conchata Ferrell, një aktore shumë e dashur për një numër të madh rolesh përfshirë edhe rolin në serinë televizive “Two and a Half Men” dhe filmat “Edward Scissorhands” dhe “Erin Brockovich”, ka vdekur, konfirmon menaxheri i saj Dan Spilo, shkruan CNN.
Spilo, i cili e mbante mend Ferrell si një “grua të mrekullueshme, zemërmirë dhe të fortë”, tha për CNN se ajo ndërroi jetë rreth orës 12:30 pasdite. më 12 tetor.
“Ajo do të na mungojë,” tha ai.
Në një karrierë që zgjati pesë dekada në të gjithë TV dhe filmat, Ferrelli fitoi tre nominime për “Emmy”.
E para ishte për punën e saj në “L.A. Law” më 1992 dhe fitoi dy të tjerë për rolin e saj në “Two and a Half Men”, në të cilin ajo luajti Bertan.
Ferrell ishte gjithashtu një interpretuese e suksesshme e teatrit, duke fituar një çmim Drama Desk më 1974 për punën e saj në “The Sea Horse.”
Kreditet e saj filmike përfshinin gjithashtu role në “Mystic Pizza”, “Mr. Deeds” dhe “Krampus”.
Pas lajmit për vdekjen e saj, ish-bashkëpunëtorët e “Two and a Half Men” ishin midis atyre që shkruan ngushëllime për aktoren.
Ferrel la pas burrin e saj, Arnie dhe vajzën, Samntha. /Gazeta Sinjali/