image “Ka thënë se do të më vras” – qytetari nga Gjilani akuzon ish-ushtarin e UÇPMB-së për sulm me granat dore

Kosovë

Akuzë/ “Ka thënë se do të më vras” – qytetari nga Gjilani akuzon ish-ushtarin e UÇPMB-së për sulm me granat dore

news image

Një sulm me granata dore ka ndodhur mbrëmë në oborrin e shtëpisë së Jeton Arifit nga Gjilani.

Për Klan Kosova, Arifi ka thënë se dyshon në ish luftëtarin e UÇPMB-së, Shefqet Musliu.

“Është komandanti Shefqet Musliu. Kemi pasur një mosmarrëveshje me të. Kemi qenë në burg bashkë. Ai më është kërcënuar gjithmonë se do të më vras”, ka thënë Arifi, i cili ka qenë pjesëtar i dy luftërave.

“Më ka kërcënuar disa herë: të vras sot, të vras nesër. Ai që ka punë me mua le të më dalë mua përpara, jo fëmijëve. Ky është akt terrorist. Jemi pajtuar të mos kemi konflikte më herët. I kam pasë prezent dy veta kur më ka thënë: Kam me të vra. Unë jam liruar, ai është dënuar me burgim, këtu ka nis mosmarrëveshja me të”.