image Ka shënuar vetëm katër gola deri tani, por Messi thyen një "rekord" në kampionatin francez në sezonin debutues

Futboll

Ka shënuar vetëm katër gola deri tani, por Messi thyen një “rekord” në kampionatin francez në sezonin debutues

news image

Lionel Messi nuk debutoi në mënyrën më të mirë si lojtar i PSG-së.

Argjentinasi iu bashkua parisienëve gjatë verës së kaluar, pasi klubi spanjoll u sanksionua për ta shitur 34-vjeçarin për shkak të kushteve të rënda financiare.

Messi nënshkroi kontratë dy-vjeçare me PSG-në me një pagë vjetore rreth 35 milionë eurove.

Debutimi i tij në kampionatin francez nuk ka qenë aq i suksesshëm për argjentinasin, pasi ai deri më tani ka kontribuar vetëm në katër gola në Ligue 1, teksa kanë mbetur edhe dy ndeshje të mbetura.

Megjithatë, përkundër mungesës së golave, 34-vjeçari mund të konsiderohet “i pafat” pasi ai ka goditur disa herë shtyllën.

Lionel Messi ka goditur 10 herë shtyllën në Ligue 1 deri më tani këtë sezon, që është së shumti lojtar që ka arritur që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave në fillim të sezonit 2006/07, raporton Squawka, përcjell Sinjali Sport.

/GazetaSinjaliSport/