image "Ka qenë e vështirë kur e dinim se do t’i takojmë familjarët e tyre"/ Drejtori i kompanisë që barti trupat e aksidentit në Kroaci, rrëfen detajet

Sociale

“Ka qenë e vështirë kur e dinim se do t’i takojmë familjarët e tyre”/ Drejtori i kompanisë që barti trupat e aksidentit në Kroaci, rrëfen detajet

news image

Trupat e viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi të dielen në Kroaci, dje kanë ardhur në Kosovë ku dhe më pas u varrosën në vendet e tyre të lindjes, shhkruan Gazeta Sinjali.

Kurse bartja e trupave u bë vullnetarisht nga kompania “Pikëllimi”.

Drejtor i kompanisë “Pikëllimi”, Fatmir Elezi, ka treguar se ka qenë në pushime me familjen në Shqipëri kur ka marrë lajmin për tragjedinë në Kroaci, kur edhe ka vendosur që të ndihmojë vullnetarisht në kthimin e trupave të pajetë në atdhe.

Ai ka thënë se i ka lënë pushimet në gjysmë dhe është nisur për në Kroaci.

Unë kam qenë në pushime me familje, menjëherë e kam thirr Ambasadën e Kosovës në Zagreb dhe e kam ofruar ndihmën time. Unë e kam bërë edhe një shkresë që jam i gatshëm t’i ndihmoj bashkatdhetarëve. Të hënën nga mesdita më ftuan. Unë i ndërpreva pushimet me familjen dhe morra rrugën“, ka thënë ai për T7.

Tutje ai ka shtuar se rruga nga Kroacia deri në Kosovë ka qenë shumë e rënd për ta kur e kanë ditur se po bartnin viktimat e këtij aksidenti.

Kjo është një rrugë e rëndë. E dimë për çka po shkojmë. Kjo ka qenë e vështirë kur e dinim se çfarë kemi mbrapa, me çfarë po udhëtojmë, si do t’i takojmë familjarët e tyre. Kemi pas raste të ndryshme por ky ka qenë shumë i rëndë”, ka shtuar ai.

Ai ka treguar se ai bashkë me një shoferë tjetër kanë bartur për në Kosovë E.B dhe V.B që ishin nënë e bijë.

E këto momente, Elezi ka thënë se kanë qenë shumë të vështira për të.

Ne jemi nisur në orën 11:00 të natës nga Zegrebi dhe kemi arritur në orën 13:15 minuta. Ne kemi qenë me 3 automjete. Unë i kam pasur tri makina me targa gjermane dhe u nisëm menjëherë me gjithë shoferët. Ne kemi pasur edhe 7 vetura shtesë. Unë kam shkuar në morgun e Prizrenit dhe atë të Kroacisë. Unë kam shkuar në fshatin ku ka qenë vajza bashkë me nënën viktima. Ka qenë rast shumë i rëndë. E falënderoj stafin që kanë bërë një punë të shkëlqyeshme e që na kanë dal në ndihmë”, ka shtuar ai.

Elezi ka treguar së për të bartur kufoma u janë dashur leje nga prokuroria, certifikatat e vdekjes, lejet e transportit për udhëtim jashtë vendit e dokumente tjera.

Megjithatë, ai ka treguar se të gjitha dokumentet i kanë pasur të rregulluara, dhe se sipas tij, në rastin e aksidentit në Kroaci ka pasur lehtësira për shkak se shteti i Kosovës e ka bërë organizimin./Gazeta Sinjali/