image “Ka me shku gjaku deri në gu” – ish-mësimdhënësi dënohet për kërcënimin ndaj Ramiz Lladrovcit

Kosovë

Drejtësi/ “Ka me shku gjaku deri në gu” – ish-mësimdhënësi dënohet për kërcënimin ndaj Ramiz Lladrovcit

news image

Remzi Gërguri, ish-mësimdhënës është dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht nga Gjykata Themelore e Prishtinës, për kërcënimin me jetë ndaj kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit.

Në seancën e sotme fillestare, ish-mësimdhënësi ka pranuar fajësinë, ndërsa ndaj tij është shqiptuar dënim i kushtëzuar prej gjashtë muajsh burgim, me urdhër për mbikëqyrje nga shërbimi sprovues

Gazeta Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht gjatë ditës së djeshme për kërcënimin që Gërguri i kishte bërë Ramiz Lladrovcit.

Gazeta Sinjali kishte provuar gjatë ditës së djeshme të marr një konfirmim lidhur me rastin nga kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, por që i njëjti e ka mbyllur telefonin.

Burime të sigurta i kishin bërë me dije Gazetës Sinjali se përmes Viber-it, ish-mësimdhënësi i ka thënë Lladrovcit se: “do të shkojë gjaku deri në gu (gju), nëse nuk kanë të drejtë konkurrimi edhe personat jashtë sistemit arsimor në konkursin e brendshëm”.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme Lladrovci kishte konfirmuar kërcënimin që kishte pranuar. Ai nuk kishte dhënë informacionet të tjera për këtë rast.

“Më 21 janar, kam marrë kërcënime nga një qytetar, të cilat e tejkalonin komunikimin normal që bëj me qytetarët në rrjetin social. Kërcënimet që kam pranuar, i kam deponuar me shkrim pranë organeve të rendit, me qëllim të pengimit apo parandalimit të mëtejmë të tyre”, ka shkruar Lladrovci në Facebook./Gazeta Sinjali/