Danimarka do të lejojë rihapjen e çerdheve dhe shkollave fillore ditën e sotme, teksa vendi po ndërmerr hapat e tij të parë drejt lehtësimit të kufizimeve.
Me rregullat e reja fëmijët do të qëndrojnë më larg se zakonisht, do të ketë regjime të rrepta pastrimi, dhe aty ku është e mundur, mësimet do të mbahen jashtë, shkruan BBC.
Kufizime të tjera të bllokimit kanë mbetur, por qeveria tha se numri i njerëzve në spital ishte në ulje, dhe masat e mëtejshme mund të hiqen së shpejti.
Danimarka ka më shumë se 6,700 raste pozitive me Covid-19 dhe 300 viktima. /Gazeta Sinjali/