image Juventusi pëson humbje në kohën shtesë nga Sassuolo

Futboll

Juventusi pëson humbje në kohën shtesë nga Sassuolo

news image

Juventusi u takua me Sassuolon në këtë mesajavë, ndeshje e vlefshme për xhiron e dhjetë në Serie A, shkruan Sinjali Sport.

Ky ballafaqim përfundoi me fitore të Sassuolos me rezultat të 1-2.

Zonja e vjetër ka pësuar gol në minutën e 44-të nga mysafirët duke shkuar në pushim me disavantazh, 0-1.

Davide Frattesi realizoi golin e zhbllokimit për Sassuolon.

Megjithatë, bianconeri barazoi shifrat në 1-1 me anë të Weston McKennie.

Mesfushori amerikan realizoi me kokë, pas harkimit të Paolo Dybalas në minutën e 76-të.

Maxime Lopez realizoi golin e fitores për mysafirët në minutën e fundit (94′).

Me këtë barazim vendasit zbresin në pozitën e shtatë me 15 pikë të arkëtuara, kurse mysafirët kanë 14 pikë në vendin e nëntë. /Gazeta Sinjali Sporti/