image Juventusi pëson disfatë edhe nga Verona, kurrsesi të kthjellet

Futboll

Juventusi pëson disfatë edhe nga Verona, kurrsesi të kthjellet

news image

Verona e ka mposhtur 2-1 Juventusin në xhiron e 11 në Serie A

Pas Sassuolos, edhe Hellas Verona ka arritur që ta mposhtë Juventusin.

Vendasit morën pikët e plota pasi triumfuan 2-1 në shtëpi, duke befasuar kështu zonjën e vjetër që po kalon një sezon zhgënjyes.

Verona e nisi furishëm takimin duke shënuar dy gola të shpejtë, Giovanni Simeone realizoi dy herë.

Ai shënoi në minutën e 11’ dhe 14’, për t’i shokuar mysafirët që e kishin të vështirë të gjenin hapësira më pas për të dërguar topin në rrjetën e kundërshtarit.

Krejt çka arritën deri në fund mysafirët ishin goli i mesfushorit, McKennie, që erdhi shumë vonë, në minutën e 80’ dhe doli të jetë për rezultatin përfundimtar 2-1.

Pas kësaj humbje, Juve ka zbritur në pozitën e nëntë me 15 pikë, 13 më pak se lideri Napoli. /Gazeta Sinjali Sporti/