image Juventusi pa Ronaldon ngjason me ekipet e “Sunday League”

Futboll

Juventusi pa Ronaldon ngjason me ekipet e “Sunday League”

news image

Juventusi ka barazuar sonte me Beneventon 1-1 në kuadër të Serie A.

Në këtë ndeshje nuk u paraqit fare, Cristiano Ronaldo dhe mungesa e e tij në fushë la një boshllak të madh tek “Zonja e Vjetër”, shkruan Sinjali Sportiv.

Statistikat tregojnë se sa të varur janë ekipi i drejtuar nga Andera Pirlo për numrin ‘7’ të ekipit.

Në pesë ndeshje të zhvilluara pa Ronaldon në këtë sezon, Juventusi ka regjistruar vetëm një fitore, ndërsa ka tre barazime dhe një humbje.

Duket që Sarri nuk ka qenë problemi i vetëm i Juventusit dhe se Pirlo nuk e ka shkopin magjik që ta shndërrojë ekipin italian në një favorit për të fituar trofe të rëndësishëm në këtë sezon.

/Sinjali Sportiv/