image Juventusi pa pesë futbollistët kryesor në derbin ndaj Napolit, Allegri në hall

Futboll

Juventusi pa pesë futbollistët kryesor në derbin ndaj Napolit, Allegri në hall

news image

Trajneri i Juventusit, Allegri është në ankth të pritjes për gjendjen fizike të Frederico Chiesas para ndeshjes së madhe në vikend kundër Napolit, derisa bardhezinjve do t’ju duhet që t’ia dalin pa pesë lojtarë kyç në stadiumin Diego Maradona

Bardhezinjtë do të udhëtojnë në Napoli për ndeshjen e madhe të së dielës, por Allegri do të duhet t’ia dalë pa Chiesan që pësoi një lëndim gjatë eliminatorëve për Botërorin, Katar 2022.

SportItalia raporton që ende nuk është e sigurt nëse Chiesa do të jetë gati për ndeshjen e parë pas kombëtarëve, derisa Juventusi ende po e kërkon fitoren e parë në Serie A në sezonin 2021/22.

Raporti thotë se lëndimi i ish sulmuesit të krahut të Fiorentinas nuk duket serioz, por ai duhet të përballet me kohën që të jetë gati për ndeshjen kundër skuadrës së Luciano Spallettit.

Dejan Kulusevski mund të startojë kundër Napolit, por Allegri ende ka shpresa se Chiesa do të jetë gati.

Rikthimi i Chiesas nga kampi italian i lënduar shton listën e lojtarëve që nuk janë të sigurt që do të mund të luajnë kundër Napolit.

Napoli, në anën tjetër, ka gati sulmuesin nigerian Victor Osimhen, pasi që skuadra napolitane fitoi apelin që suspendimi i tij të zgjat vetëm një ndeshje.

Vizitorët duhet që të lënë në bankë edhe disa lojtar tjerë kyç, pasi që në luftë me kohën janë edhe lojtarët jug-amerikan që të jenë gati për ndeshjet e Serie A.

La Gazzetta dello Sport raporton se Paulo Dybala dëshiron të luajë me çdo kusht, por ai nuk është gati 100 për qind, ashtu si lojtarët e tjerë të cilët kanë udhëtuar në Amerikën e Jugut.

Dyshja e Brazilit, Danilo dhe Alex Sandro nuk mund të vinë fare, derisa mbrojtësi i djathtë, Juan Cuadrado raportohet se po ka probleme me udhëtim për në Itali. /GazetaSinjaliSporti/