image Juventusi nuk heq dorë nga Marcelo, ka gati këtë ofertë

Futboll

Futboll/ Juventusi nuk heq dorë nga Marcelo, ka gati këtë ofertë

news image

Juventusi i rikthehet një objektivi të vjetër në merkato. Bardhezinjtë nuk heqin dorë nga braziliani i Realit të Madridit Marcelo dhe janë futur fuqishëm në garën për të firmosur me anësorin e majtë të Los Blancos.

Sipas versionit online të gazetës madrilne Marca, kampionët e Italisë po përgatitin një ofertë për Marcelon.

Juventusi e ka kërkuar Marcelon edhe në verën e vitit 2018-të por në atë periudhë braziliani preferoi të qëndronte te Reali.

Gjithsesi dëshira për t’u ribashkuar me shokun e tij të ngushtë Cristiano Ronaldon po e shtyn Marcelon të largohet nga Reali gjatë kësaj vere dhe të bëhet pjesë e Juventusit.

Marcelo ka kontratë me Los Blancos deri në vitin 2022, ndërsa klubi bardhezi ka përgatitur një kontratë 4-vjeçare për brazilianin.