image Juventusi nuk dorëzohet për Moratan

Futboll

Juventusi nuk dorëzohet për Moratan

news image

Edhe pse Alvaro Morata është rikthyer zyrtarisht në Atletico Madrid, Juventus do të bëjë një përpjekje të re për ta nënshkruar këtë verë, pohojnë raportet në Itali.

Spanjolli është rikthyer në Wanda Metropolitano pas qëndrimit të tij dyvjeçar në Allianz Stadium. Juventusi pagoi 20 milionë euro për transferimin e tij të përkohshëm në Torino, por refuzoi ta bënte të përhershëm lëvizjen e tij për 35 milionë euro të tjera.

Morata i dha lamtumirën Juventusit me një video të postuar në Instagram dje dhe bardhezinjtë falënderuan sulmuesin e tyre për angazhimin e treguar ndaj klubit.

Kontrata e Moratas me Atleticon skadon në qershor 2024 dhe sipas Gazzetta dhe Sportmediaset, bardhezinjtë do të përpiqen ta nënshkruajnë atë përgjithmonë këtë verë, duke negociuar një tarifë më të ulët me Atletico.

Colchoneros kanë refuzuar çdo ofertë nga Zonja e Vjetër deri më tani, por gjigantët e Serisë A shpresojnë që çmimi i sulmuesit të ulet në pjesën e dytë të afatit kalimtar të verës.

Juventusi nuk dëshiron të shpenzojë më shumë se 15-20 milionë euro për të nënshkruar përgjithmonë me reprezentuesin spanjoll.

Morata kishte kaluar tashmë dy vjet në Juventus midis 2014 dhe 2016 dhe ka shënuar 59 gola në 185 ndeshje gjatë periudhës së tij katërvjeçare në Torino.

/GazetaSinjaliSport/