image Juventusi mposhtë Romën me rezultat të ngushtë në derbin e javës - Sinjali

Juventusi mposhtë Romën me rezultat të ngushtë në derbin e javës

news image

Ka përfunduar derbi i javës së tetë në Serie A, transmeton Sinjali Sport.

Juventusi ka fituar në kryendeshjen e kësaj xhiroje në elitën e futbollit italian, ndaj Romës me rezultat 1-0.

Zonja e vjetër triumfoi me anë të golit të Moise Kean, që e shënoi në minutën e 16-të.

Veretout tentoi të barazojë shifrat, por e humbi penaltinë në minutën e 44-të.

Me këtë fitore Bianconeri ka vazhduar ngjitjen në tabelë, ku tanimë numëron 14 pikë në pozitën e shtatë.

Roma edhe pse pësoi disfatë, prapë se prapë mbetet në vendin e katërt me 15 pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: