image Juventusi identifikon mbrojtësin e Arsenalit si zëvendësues të Chiellinit

Futboll

Juventusi identifikon mbrojtësin e Arsenalit si zëvendësues të Chiellinit

news image

Juventusi po bën planet për merkaton e verës, duke i identifikuar disa nga futbollistët që potencialisht mund të zbarkojnë në Allianz Stadium sezonin e ardhshëm.

Biankonerët po dëshirojnë që të forcohen në mbrojtje, me Giorgio Chiellinin i cili pritet të largohet nga klubi i Torinos këtë verë.

Bardhezinjtë kanë identifikuar qendërmbrojtësin e Arsenalit, Gabriel Magalhaes si një transferim të mundur gjatë verës, raporton Gianluca Di Marzio, përcjell Sinjali Sport.

Sipas Di Marzios, braziliani 24-vjeçar ka karakteristikat e lojtarit që kërkon Juventusi, megjithatë negociatat nuk do të jenë të lehta, pasi Arsenali po mbështetet tek ai.

Di Marzio shton se Juventusi është duke e menduar seriozisht këtë lëvizje dhe klubi i Juventusit do të tentojë të hyjë në negociata me Arsenalin, duke u fokusuar edhe në faktin se ‘Topçinjtë’ pëlqejnë disa lojtarë të Juventusit (një nga të cilët është Arthur).

Gabriel u transferua te Arsenali më 1 shtator 2020 dhe deri më tani ka bërë 65 paraqitje zyrtare me klubin londinez, duke u vendosur këtë vit si elementi kryesor i mbrojtjes së skuadrës së Artetës. 

/GazetaSinjaliSport/