image Juventusi bën prioritet kryesor transferimin e futbollistit të Arsenalit

Futboll

Juventusi bën prioritet kryesor transferimin e futbollistit të Arsenalit

news image

Kalidou Koulibaly ishte objektivi numër 1 i Juventusit për të zëvendësuar Giorgio Chiellini, por me yllin e Napolit në Chelsea, Zonja e Vjetër duhet të kërkojë diku tjetër për përforcime në mbrojtje.

Koulibaly pritet të përfundojë sot një kalim prej 40 milionë eurosh në Stamford Bridge. Ai tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me gjigantët e Premierligës, të cilët do të finalizojnë sot marrëveshjen me Napolin.

30-vjeçari ishte opsioni i parë i Max Allegrit për të zëvendësuar Giorgio Chiellini, i cili është bashkuar me LAFC, por lëvizja e afërt e Koulibaly në Chelsea do të thotë që Juventusi duhet të ndryshojë planet e tyre.

Burimet i kanë thënë Football Italia se Gabriel i Arsenalit është objektivi prioritar i Zonjës së Vjetër tani, por Topçinjtë nuk do të shesin për më pak se 30 milionë euro.

Nikola Milenkoviç i Fiorentinës është në dispozicion për 15 milionë euro dhe Pau Torres i Villarrealit është gjithashtu në axhendën e Biankonerëve. E njëjta gjë vlen edhe për qendërmbrojtësin e Torinos, Gleison Bremer dhe Presnel Kimpembe të PSG-së.

Megjithatë, presidenti i Torinos, Urbano Cairo, paralajmëroi të martën kërkuesit se qendërmbrojtësi brazilian mund të vlejë sa Milan Skriniar, pra rreth 70 milionë euro.

Benoît Badiashile i Monacos dhe Manuel Akanji i Borussia Dortmundit janë lidhur me një lëvizje te Juventusi, por bardhezinjtë po kërkojnë lojtarë më me përvojë, duke marrë parasysh që Matthijs de Ligt gjithashtu mund të largohet nga klubi, pasi tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me Bayern Munich.

Juventusi ka refuzuar ofertën fillestare të bavarezëve për mbrojtësin holandez, 60 milionë euro plus shtesa, dhe ka kërkuar të paktën 90 milionë euro për të shitur yllin e tyre.

/GazetaSinjaliSport/