image Juventusi ia tregon vendin Interit, rrëmben pozitën e parë

Futboll

Futboll/ Juventusi ia tregon vendin Interit, rrëmben pozitën e parë

news image

Ekipi i Juventus ka shënuar fitore në derbin e madh të Italisë kundër Inter me rezultat 2:0.

‘Zonja e Vjetër’ te dy golat i shënoi në pjesën e dytë. Fillimisht Aaron Ramsey në minutën e 55-të shfrytëzoi tollovinë në mbrojtje dhe arriti ta kaloj skuadrën e Juventus në epërsi, transmeton Gazeta Sinjali.

Pastaj, Dybala në minutën e 68-të, pas një driblimi të bukur arriti që ta mposht portierin Handanovic.

Me këtë fitore Juventus rrëmben pozitën e parë, ku ka 63 pikë, një më shumë se Lazio që gjendet në pozitën e dytë.

Kurse Inter me një ndeshje më pak, gjendet në pozitën e 3-të me 54 pikë./Gazeta Sinjali/

https://twitter.com/juvefcgifs/status/1236758495179034625
https://twitter.com/RainingGoals/status/1236760906698121216