image Juventusi ia plotëson dëshirën e parë Allegrit

Futboll

Juventusi ia plotëson dëshirën e parë Allegrit

news image

Sipas “Sky Sport”, Juventus dhe Sassuolo kanë gjetur formulën e merkatos për transferimin e mesfushorit të Sassuolos dhe ekipit kombëtar italian, Manuel Locatelli te bardhezinjtë.

Huazim dy-vjeçar me detyrimin e blerjes të vendosur në 40 milion euro.

Në atë pikë, pagesa e shtyrë me këste do të ndodhte me marrëveshjet e mëposhtme: këstin e parë prej 10 milion euro, këstin e dytë prej 10 milion euro që do të paguhet në vitin e dytë dhe shuma përfundimtare prej 20 mln euro në vitin e tretë.

Pagesa e parë paraprake do të ndodhte me transferimin përfundimtar të mbrojtësit të ri rumun te Sassuolo, Dragusin, i vlerësuar saktësisht 10 milion euro. /Gazeta Sinjali Sporti/