image Juventusi i bën ofertë Chelseas, ofron shkëmbimin Pjanic-Jorginho

Futboll

Futboll/ Juventusi i bën ofertë Chelseas, ofron shkëmbimin Pjanic-Jorginho

news image

Skuadra e Juventus është shumë e interesuar që ta largoj nga skuadra mesfushorin boshnjak, Miralem Pjanic.

Duke e parë që nuk po mundet ta realizoj shkëmbimin me Barcelonën mes Pjanicit dhe Arthurit, ‘Zonja e Vjetër’ po shikon një mundësi tjetër, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas ‘Sky Sports’, Juventus i ka bërë ofertë Chelseas që të shkëmbej Pjanicin me Jorginhon.

Sarri e pëlqen shumë Jorginhon pasi ka punuar me të në Napoli dhe Chelsea.

Për Pjanicin po ashtu e interesuar është edhe skuadra e PSG-së./Gazeta Sinjali/