image Juventusi gjen zëvendësuesin e Dybalas

Futboll

Juventusi gjen zëvendësuesin e Dybalas

news image

Juventusi ka kontaktuar me përfaqësuesit e anësorit të Paris Saint-Germain, Angel Di Maria, sipas Gianluca Di Marzio.

34-vjeçari do të bëhet lojtar i lirë në qershor dhe po tërheq interes edhe nga Interi dhe Atletico Madrid.

Megjithatë, Juve mendohet se po udhëheq garën për Di Marian, pasi ata kërkojnë përforcime shtesë në sulm pas një sezoni zhgënjyes 2021-22.

Në fakt, Di Maria mund të jetë një zëvendësues për Pualo Dybalan i cili nuk pritet të rinovojë kontratën me klubin biankoner.

/GazetaSinjaliSport/