image Juventusi fiton me rezultat të ngushtë ndaj Bolognas

Futboll

Sport/ Juventusi fiton me rezultat të ngushtë ndaj Bolognas

news image

Skuadra e Juventusit ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Bolognas në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Serie A.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi Cristiano Ronaldo në minutën e 19-të.

Bologna arriti të kthehet në lojë në minutën e 26-të dhe ishte Danilo, i cili shënoi për barazimin 1-1.

Në pjesën e dytë, Juventusi në minutën e 54-të shënoi golin e dytë me anë të Miralem Pjanic.

Juventusi pas kësaj fitoreje ka 22 pikë në vendin e parë, ndërsa Bologna renditet e 12-ta me nëntë pikë./Gazeta Sinjali/