image Juventusi dhe Milani mbajnë takim me agjentin e Werner për një lëvizje të mundshme të gjermanit në Itali

Futboll

Juventusi dhe Milani mbajnë takim me agjentin e Werner për një lëvizje të mundshme të gjermanit në Itali

news image

Juventus, Milan dhe Atalanta janë takuar me agjentin Volker Struth, i cili menaxhon Timo Werner dhe Julian Weigl, përpara një biznesi të mundshëm në verë.

Agjenti gjerman, i cili gjithashtu përfaqëson Toni Kroos, u takua me ‘Bianconerët’, si dhe me ‘kuqezinjtë’ duke hapur bisedimet me klubet përpara afatit kalimtar të verës. Kjo nuk është hera e parë që Weigl në veçanti lidhet me një lëvizje në gadishullin italian.

Siç raportohet nga ‘Calciomercato.com’, Juventus në veçanti mund të jetë i interesuar për klientët e Struth pasi ata kërkojnë një mesfushor dhe sulmues të ri gjatë verës, dhe nuk është për t’u habitur që ata morën parasysh situatat që përfshijnë Werner dhe Weigl.

Benfica është e gatshme të shesë ish-mesfushorin e Borussia Dortmundit, por ai do të kushtonte rreth 40 milionë euro, e njëjta kosto e vlerësuar si Werner, vlera e tregut të të cilit ka rënë pas dy viteve zhgënjyese me Chelsean. Megjithatë, pagat e tij neto prej 14 milionë funte për sezon mund të jenë problematike.

Të dy lojtarët janë të hapur për një ndryshim në verë dhe Juventus po studion situatën teksa kërkon të hyjë të përgatitur në afatin kalimtar të verës.

/GazetaSinjaliSport/