image Futbollisti i Chelseat në radarin e Real Madridit të Ancelottit

Futboll

Futbollisti i Chelseat në radarin e Real Madridit të Ancelottit

news image

Real Madridi me në krye trajnerin e ri Carlo Ancelotti është duke i shikuar mundësitë reale për ta përforcuar skuadrën duke ruajtur parametrat ekonomike të zvogëluar për shkak të pandemisë Covid-19, transmeton Sinjali Sport.

Ardhja e teknikut italian si pasues i Zinedine Zidane ka ndryshuar edhe objektivat e klubit.

Një sulmues qendre duket se është në kërkesat e Ancleottit dhe sipas portalit “Fichajes”, ai po planifikon një sulm të papritur për sulmuesin e Chelseat Timo Werner.

Reprezentuesi i Gjermanisë luftoi shumë në sezonin 2020/2021 për ta gjetur formën e tij më të mirë në Angli, por shefi i ri i “Los Blancos” mbetet një adhurues i madh i tij.

Chelsea nuk ka shprehur ndonjë gatishmëri për ta shitur Wernerin dhe si rezultat nuk ka as çmim të caktuar për kartonin e tij. /Gazeta Sinjali Sporti/