image Juventusi deklason Bolognan dhe kualifikohet në Ligën e Kampionëve

Futboll

Juventusi deklason Bolognan dhe kualifikohet në Ligën e Kampionëve

news image

Skuadra e Juventusit u tregua e pamëshirshme ndaj Bolognas në javën e fundit, transmeton Sinjali Sport.

“Bianconeri” si mysafir e deklasoi Bolognan me rezultat 1-4.

Alvaro Morata me dy gola dhe Frederico Chiesa e Adrien Rabiot nga një vulosën fitoren e zonjës së vjetër.

Për vendasit golin e nderit e realizoi Riccardo Orsolini.

Me këtë fitore mysafirët e gjejnë biletën e fundit për Ligën e Kampionëve pas barazimi të Napolit 1-1 me Veronën

Kjo humbje nuk i bën dëm vendasve, pasi mbesin në pozitën e 12-të me 41 pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/