image Juventusi bën “pazar” në Angli, mëson çmimin e sulmuesit brazilian

Futboll

Juventusi bën “pazar” në Angli, mëson çmimin e sulmuesit brazilian

news image

Juventusit i është bërë me dije se sa do të duhet të paguajnë për të nënshkruar me sulmuesin e Manchester City Gabriel Jesus.

“Bianconerët” e kanë identifikuar 24-vjeçarin si një prioritet për afatin kalimtar veror, por City po kërkon 50 milionë euro për sulmuesin brazilian.

Jesus, i cili sapo ka hyrë në dy vitet e fundit të kontratës së tij në “Etihad Stadium”, shënoi nëntë gola në 29 ndeshje të Premierligës për Cityn në sezonin e kaluar.

Sulmuesi brazilian duket se nuk e ka bindur Guardiolën, me paraqitje dhe nëse zonja e vjetër e dërgon ofertën prej 50 milionë eurove, shumë lehtë mund të largohet në këtë afat. /Gazeta Sinjali Sporti/