image Juventus të bindur në nënshkrimin e futbollistit të Arsenalit

Futboll

Juventus të bindur në nënshkrimin e futbollistit të Arsenalit

news image

Juventusi është i bindur se mund të nënshkruajë me mbrojtësin Gabriel Magalhaes nga Arsenali, sipas raportimeve në mediat në Mbretërinë e Bashkuar.

‘Zonja e Vjetër’ është në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri teksa i japin lamtumirën kapitenit Giorgio Chiellini, i cili largohet pas 17 vitesh në klub.

Dhe Mirror raporton se Juve mendojnë se mund ta joshin Gabrielin larg Arsenalit pasi gjigantët italianë mund të ofrojnë futboll në Champions League, ndërsa ‘Topçinjtë’ do të jenë në Europa League sezonin e ardhshëm.

Raporti shton se Juve kanë qenë adhurues afatgjatë të Gabrielit, diçka për të cilën Arsenali është i vetëdijshëm dhe skuadra e Premier League do të kërkojë t’i ofrojë brazilianit një kontratë të re.

Gabriel, 24 vjeç, iu bashkua Arsenalit nga Lille në vitin 2020 dhe ka qenë një titullar i rregullt nën drejtimin e trajnerit Mikel Arteta gjatë dy sezoneve të fundit.

Në 2020-2021, ai bëri 32 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa Arsenali përfundoi i teti, ndërsa ai e ndihmoi klubin të ngjitej në vendin e pestë këtë sezon, duke luajtur 38 ndeshje në total.

/GazetaSinjaliSport/