image Juventus-Pogba, marrëveshja do të kompletohet sot

Futboll

Juventus-Pogba, marrëveshja do të kompletohet sot

news image

Paul Pogba do t’i bëjë testet mjekësore në Juventus në javën e parë të korrikut dhe agjenti i tij do të finalizojë detajet gjatë ditës së sotme, pretendon Sky Sport Italia.

Sipas Gianluca Di Marzio, Pogba pritet në Torino për testet e tij nga 5 korriku deri më 8 korrik.

E enjtja do të jetë vendimtare për detajet përfundimtare të kontratës, pasi agjentja dhe avokatja Rafaela Pimenta do të takohet me drejtorët e Biankonerëve për të shkruar dokumentet.

Duket se ka mbetur vetëm një çështje; nëse kontrata është për katër vjet ose për tre me një opsion për të vazhduar për një të katërt.

Pogba është një agjent i lirë pasi kontrata e tij me Manchester United u lejua të skadojë dhe skadon më 30 qershor.

Është një rikthim në Allianz Juventus Stadium për francezin, i cili tashmë kishte veshur fanellën e Juventusit nga viti 2012 në 2016 deri në transferimin e tij prej 105 milionë euro te Manchester United.

/GazetaSinjaliSport/