image Juventus ia prish planet Arsenalit për yllin e PSG-së

Futboll

Sport/ Juventus ia prish planet Arsenalit për yllin e PSG-së

news image

Mbrojtësi i majtë i PSG-së, Lavyin Kurzawa, ishte raportuar më herët se është afër kalimit tek skuadra londineze Arsenal. Por Juventus ka hyrë seriozisht në garë për francezin.

E përditshmja franceze “L’Equipe” ka raportuar të premten se Kurzawa është pajtuar t’i bashkohet ekipit italian. Juventusi, për Kurzawan do të ofrojë në shkëmbim mbrojtësin Mattia De Sciglio, që pëlqehet shumë nga trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel.

Kurzawa, 27-vjeçar, këtë edicion ka 14 paraqitje dhe një asistim në të gjitha garat me ekipin francez. Ai, me PSG-në, ka kontratë deri në fund të këtij edicioni.

Arsenali është në vazhdimësi të kërkimit të një mbrojtësi të majtë, pasi që aktualisht është duke luajtur me 18-vjeçarin Saka i cili është mesfushor i majtë, por që po aktivizohet në pozitën e mbrojtësit derisa të kthehen nga lëndimet Kolosinac dhe Tierney./Gazeta Sinjali/