image Juventus i bashkohet garës për mesfushorin e Atleticos së Madridit

Futboll

Futboll/ Juventus i bashkohet garës për mesfushorin e Atleticos së Madridit

news image

Paraqitjet e mira me Atleticon e Madridit e kanë vënë mesfushorin Thomas Partey në qendër të merkatos, ndërsa klubet pretendente për kartonin e tij shtohen nga dita në ditë.

Kështu në garë së fundi është futur edhe Juventusi, që kërkon të përfitojë nga fakti që mesfushori ka një pagë shumë të ulët te spanjollët dhe nuk ka rinovuar ende kontratën që i përfundon verën e 2023-shit.

Bardhezinjtë janë gati t’i ofrojnë një pagë 5 milionë euro në sezon dhe një kontratë 5-vjeçare, ndërsa në arkat e Atleticos së Madridit pritet të arkëtohet rreth 50 milionë euro nëse gjithçka do të shkojë me sukses.

Megjithatë bardhezinjtë nuk janë të vetëm në garën për shërbimet e mesfushorit, pasi ai ndiqet prej kohësh nga Arsenali i Mikel Artetës dhe Manchester United, klube këto që janë gati të futen në ankand për Partey.