image Juventus gjen zëvendësuesin e Higuainit

Futboll

Futboll/ Juventus gjen zëvendësuesin e Higuainit

news image

Arkadiusz Milik ka gjetur akordin me Juventusin. Sulmuesi polak ka kërkuar largimin nga Napoli e dëshiron të nis një tjetër aventurë të re sërish në Itali.

Sipas mediave italiane Milik ka gjetur akordin me bardhezinjtë e tashmë mungon ajo me drejtuesit napoletan. Presidenti De Laurentis kërkon vetëm para cash për të lënë të lirë lojtarin dhe jo shkëmbim futbollistash.

Juventusi ka tentuar që të ofrojë Bernadeschin për të arritur te Milik, por Napoli ka qenë i qartë në përgjigjet e tyre. Milik do të jetë pasuesi I Higuain pasi ky I fundit është drejt largimit nga bardhezinjtë.