image Juventus apo Atletico, Morata merr vendimin

Futboll

Juventus apo Atletico, Morata merr vendimin

news image

Alvaro Morata dëshiron të kthehet në Atletico Madrid pasi huazimi i tij me Juventusin përfundoi më 30 qershor pa u aktivizuar klauzola e blerjes nga klubi italian.

Ai ka një kontratë me Atleticon deri në qershor 2024 dhe dëshiron ta respektojë atë.

Ka disa klube, duke përfshirë disa nga Premier League, të cilët po konkurrojnë për shërbimet e tij, por ai beson se gjëja më e mirë për të ardhmen e tij është të luajë këtë sezon në Wanda Metropolitano, raporton Goal, përcjell Sinjali Sport.

Megjithatë, vendimi përfundimtar për të ardhmen e Moratas i takon Atleticos, dhe merkato verore do të jetë e gjatë me disa largime dhe ardhje të mundshme.

Skuadra e kalon kufirin e pagave të Ligës edhe pas largimit të Luis Suarez dhe po punon për të shitur disa të tjerë. Ata po kërkojnë gjithashtu të huazojnë një mbrojtës të djathtë.

/GazetaSinjaliSport/