Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Jusuf Thaçin zëvendësministër të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Duke i uruar punë të mbarë, kryeministri Kurti ka thënë se përgatitja profesionale e Thaçit do t’i ndihmojë shumë Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, dhe sipas tij ‘kontributi i Thaçit në këtë institucion është më së i nevojshëm’. /Gazeta Sinjali/