Këngëtari njëherësh dhe aktori i njohur me famë botërore Justin Timberlake, ka thënë se bashkëshortja e tij, Jessica Biel, e ka ndryshuar shumë atë.
Këtë deklaratë e ka thënë së fundmi ai në një intervistë për “Entertainment Tonight”, transmeton Gazeta Sinjali.
“Mendoj që çdokush, kalon nëpër gjithçka vetëm për ta gjetur personin që i qëndron afër në çdo gjë. Kur ta gjesh këtë person është njëjtë si baptizmi, kur thua se nuk mund të tërheqësh më, kështuqë unë nuk dua dhe nuk mundem të tërhiqem”, ka thënë Timberlake.
Ai gjithashtu e ka përmendur që aktorja e ka ndihmuar vitin e kaluar kur i është dashur t’i anulojë koncertet për shkak të problemeve me zërin.
Kujtojmë se çifti janë martuar në tetor të 2012, si dhe kanë një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Silas./Gazeta Sinjali/