image Justin Timberlake gjen një të dashur të re

Showbiz/ Justin Timberlake gjen një të dashur të re

news image

Justin Timberlake duket se ka harruar ish të dashurën.

‘The Sun’ publikoi foto dhe video ku Justin Timberlake vihet re pranë Alisha Wainwright. Të dy janë aktorë protagonistë në filmin, “Palmer,” i cili është ende me xhirime.

Në foto vihet re që Alisha i vendos dorën mbi gju. Në një moment tjetër, dyshja thjesht rri dorë për dore.

Unaza e martesës së Justin Timberlake gjithashtu mungon.  Justin është i martuar me Jessica Biel që prej 2012-s. Ata janë prindër të një djali 4-vjeçar, të quajtur Silas. /Gazeta Sinjali/