image Justin Timberlake i kërkon falje publike gruas, pasi u kap mat dorë për dore me një femër tjetër

Bota e Yjeve

Showbiz/ Justin Timberlake i kërkon falje publike gruas, pasi u kap mat dorë për dore me një femër tjetër

news image

Aktori i njohur britanik Justin Timberlake, i ka kërkuar falje publike bashëshortes së tij, aktores gjithashtu të njohur, Jessica Biel, pasi që i njëjti javë më parë u kap mat dorë për dore me Alisha Wainwright.

Timberlake këtë e ka bërë përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.

Unë tentoj të qëndrojë larg prej thashethemeve aq sa mundem, por për familjen time është shumë me rëndësi që të flas për thashethemet e fundit, të cilat po i lëndojnë njerëzit që i dua. Disa javë më parë unë bëra një gjest që u gjykua, por më leni të jem i qartë, asgjë nuk ka ndodhur mes meje dhe koleges time. Unë kam pirë shumë atë natë dhe pendohem për sjelljen time. Do të duhej ta dija. Ky nuk është shembull që dua ta transmetoj te djali im. I kërkoj falje gruas time dhe familjes që i kam vendosur në një pozitë kaq turpëruese, si dhe jam shumë i fokusuar të bëhem bashkëshort dhe baba më i mirë. Kjo nuk ishte ajo. Jam shumë krenar që do të vazhdojë të punoj për këtë film dhe jam i entuziasmuar për njerëzit që ta shohin”, ka shkruar ai në shkrimin e publikuar.

https://www.instagram.com/p/B5q_HOth4qJ/

Kujtojmë se javë më parë Justin Timberlake, është kapur mat nga paparacët duke mbajtur duart me aktoren Alisha Wainwright. Aktorja është parë duke ia prekur gjurin aktorin, si dhe duke mbajtur duart me të.

Fansat e artistit ishin revoltuar pas këtij veprimi, pasi që aktori është i martuar dhe këto veprime i cilësonin si akte tradhtie.

Justin Timberlake është i martuar qe shtatë vjet me aktoren gjithashtu të njohur Jessica Biel. Çifti janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Silas./Gazeta Sinjali/