Këngëtari i njohur me famë botërore, Justin Bieber ka vendosur të tregohet i hapur me fansat, duke realizuar një dokumentar ku tregon jetën e tij prej të famshmi.
Siç është bërë e ditur edhe më herët, artisti ka abuzuar me drogën prej kohësh dhe këto kanë qenë vite tejet të vështira për të.
Ai ka treguar në detaje jetën pas viteve që abuzonte me drogën, duke rrëfyer se i duhet të marrë vazhdimisht mjekime për të pasur një shëndet të mirë.
Justin nuk mund të zgjohet nga shtrati në mëngjes pa marrë një serum anti-depresant, i cili e ndihmon të qetësohet e të vazhdojë ditën.
25-vjeçari pranoi se droga e kishte ndihmuar të shpëtonte nga realiteti, por se tashmë po mbështetej maksimalisht tek mjekimet.
Ai ka treguar se për herë të parë e ka provuar marijuanën kur ishte 13-vjeçar.
Në luftën e tij për të shpëtuar nga varësia ndaj drogës ka pasur një gisht të madh edhe Hailey, bashkëshortja e Justin, e cila ka qenë një mbështetje e madhe për të./Gazeta Sinjali/