Këngëtari i njohur spanjoll J Balvin, i ka dhuruar një unazë me diamant këngëtarit gjithashtu të njohur kanadez Justin Bieber.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Justin përmes një imazhi të publikuar në rrjetet sociale, transmeton Gazeta Sinjali.
Justin ka falënderuar publikisht artistin spanjoll për dhuratën e bërë.
Ende nuk dihet arsyeja se përse J Balvin i ka bërë këtë dhuratë artistit kanadez, por që fansat po aludojnë se dyshja janë duke punuar për një projekt muzikor.
Nëse ky bashkëpunim ndodhë, atëherë do të ishte projekti i dytë i përbashkët i artistëve, pasi që të njëjtit në vitin 2015 kishin publikuar remixin e këngës “Sorry”./Gazeta Sinjali/