Futbollisti i njohur gjerman Julian Weigl, zyrtarisht i është bashkuar skuadrës së Benficas.
24-vjeçari është larguar nga Borussia Dortmundi, për t’u transferuar te kjo skuadër portugeze.
Lajmi është bërë zyrtar përmes faqes zyrtare të Borussia Dortmundit, në rrjetin social Facebook.
Në njoftimin e skuadrës thuhet se lojtari ka kërkuar transferimin te Benfica dhe se klubi ka pritur vendimin e tij, duke e lejuar largimin./Gazeta Sinjali/