image Judah: Kriza në veri duket se mori fund, deri në krizën tjetër

Politikë

Judah: Kriza në veri duket se mori fund, deri në krizën tjetër

news image

Gazetari britanik, Tim Judah, i cili përcjell nga afër zhvillimet në Ballkanin Perëndimor ka reaguar për situatën e fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe shprehjen e gatishmërisë nga Beogradi për largimin e barrikadave në veri të Republikës së Kosovës.

Judah ka thënë se duket që kriza disa ditore që kishte kapluar veriun ka marrë fund, megjithatë thotë se kjo mund të thuhet deri në “krizën e radhës”.

“Barrikadat në veri të Kosovës po hiqen..kufiri në Merdare hapet sërish dhe ish-polici Dejan Pantic kaloi në arrest shtëpiak. Kriza duket sikur ka mbaruar…deri herën tjetër”, ka shkruar Judah në Twitter.

Ai thotë se tashmë pyetja që shtrohet është nëse do të marrë fund faza e krizave konstante dhe nëse Miroslav Lajcak dhe Gabriel Escobar mund të lëvizin gjërat përpara drejt arritjes së një marrëveshje për normalizim të raporteve që do të ishte e mirë për të gjithë që jetojnë në rajon.

Në fund, Judah ka thënë se kriza e fundit në veri të Republikës së Kosovës ka qenë një nga më të rrezikshmet në gjithë vitet e fundit me shumë potencial për të eskaluar në dhunë.

/GazetaSinjali/