image "Grenell po krijon probleme duke inkurajuar Thaçin, fuqia e të cilit është zbehur"

Reagim/ “Grenell po krijon probleme duke inkurajuar Thaçin, fuqia e të cilit është zbehur”

news image

Gazetari i njohur britanik, Tim Judah, përmes një postimi në Twitter ka komentuar njoftimin e kryeministrit Albin Kurti për heqjen e pjesshme të taksës 100 përqind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Judah ka thënë se Kurti e ka kundërshtuar ambasadorin Grenell, derisa Palmer është duke qëndruar i heshtur.

“Bashkimi Europian dhe Mbretëria e Bashkuara ende nuk po e thonë publikisht, por mendojnë se Grenell po krijon probleme duke inkurajuar Thaçin, fuqia e të cilit është zbehur”.

Pak më parë, Bashkimi Evropian ka mirëpritur njoftimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të hequr në mënyrë të pjesshme tarifat për importin e lëndëve të para nga Serbia dhe nga Bosnja dhe Hercegovina. Peter Stano, zëdhënës i Përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, përmes një komunikate për media ka thënë se “ky hap mund të ketë një efekt pozitiv në rivendosjen e tregtisë rajonale dhe të ofrojë një hapje për rifillimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”. /Gazeta Sinjali/