image “Ju hypëm gjipave, dolëm në shtëpi luksoze”, PSD i kundërpërgjigjet VV-së me një video të ngjashme, përmendet keqqeverisja
[wp-story id="814678"]

Politikë

“Ju hypëm gjipave, dolëm në shtëpi luksoze”, PSD i kundërpërgjigjet VV-së me një video të ngjashme, përmendet keqqeverisja

news image

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, ka publikuar një tjetër video nga ajo që publikoi një ditë më parë Lëvizja Vetëvendosje ku kritikonte ish-liderët e Kosovës.

Përmbledhja me titull “Videoja e vërtetë e Vetëvendosjes” e postuar nga Frashër Krasniqi në rrjetet sociale, shpërfaqë ndryshimet e Kurtit nga opozita në pushtet.

“Për vetëm dy vite qeverisje Kosova e filloi lulëzimin. Ju hypëm gjipave, i lamë pas banesat e vogla dhe dolëm në shtëpi më të mëdha e më luksoze, e kështu filluam punën”, me këto fjalë nis videoja.

Tutje, videoja ka përmbledhje për të gjithë familjarët e pushtetarëve që thuhet se u punësuan në institucionet shtetërore teksa Kurti me bashkëpunëtor akuzonte pozitën për nepotizëm.

“E rregulluam furnizimin me energji duke ia dhënë KEDS-it 145 milionë euro dhe pas 20 vitesh më në fund Kosovës ia kthyem reduktimet e rrymës. 20 vite iu pagua rryma veriut e na vetëm për 1 vit e gjysmë qeverisje e rritëm këtë buxhet. 40 milionë i paguam pa asnjë hezitim”, thuhet tutje në video.

“20 vite u mboll nepotizmi në Kosovë kurse ne veç për 2 vjet qeverisje arritëm me e ç’kap shtetin dhe me e kap për vete. Balldësken e vëllait të kryeministrit Kurti e quam në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, tezaken e Vjosa Osmanit në Ministrinë e Pushtetit Lokal, motrën e Xhelal Sveçlës në Ministrinë e Bujqësisë, motrën  Liburn Aliut tek Këshilli i Odës së Farmacistëve”, thuhet mes tjerash në video.

Në vijim gjeni videon e plotë:

/GazetaSinjali/