image Joshua fillon stërvitjet për revanshin ndaj Usyk - Sinjali

Joshua fillon stërvitjet për revanshin ndaj Usyk

news image

Anthony Joshua duket në formën më të mirë të mundshme.

Britaniku është duke u stërvitur për revanshin ndaj Oleksandr Usyk, ndaj të cilit në shtator humbi titujt e kampionit botëror.

Ai tashmë kur është vetëm fillimi i kampit stërvitor, duket në gjendje të frikshme.

Situata e tij lë të kuptohet se deri në muajin prill të vitit 2022, ai mund të jetë në përsosmëri për duelin ndaj ukrainasit.

Data e revanshit nuk është caktuar akoma, por promotori i Anthonyt pret që të mos ketë ndryshime sa i përket muajit.

/Gazeta Sinjali Sporti/


Shpërndaje artikullin